Ja kush do jenë gratë ministre të qeverisë Rama
Rama: Qeveria ime do të ketë numrin të madh të grave në histori
Qeveria e kryesuar nga Edi Rama do të ketë 19 ministra dhe do të ketë më shumë femra se çdo qeveri e mëparshme në Shqipëri. Këtë fakt e ka bërë publik vetë kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Për gjithë ata qe pyesin pafund për përbërjen e qeverisë mund të them vetëm se do këtë numrin më të madh të grave ne historinë e vendit, shkruante dje Rama në Tëitter.
Gratë ministre
Duke u nisur nga deklarata e Edi Ramës, gazeta Tirana Observer publikon sot kandidatet femra potenciale të Partisë Socialiste për tu bërë ministre. Deri tani emri më i sigurt është Mimi Kodheli. Kjo e fundit njihet si bashkëpunëtore e hershme e Ramës dhe do ti besohet një ndër ministritë më të rëndësishme të qeverisë. Kodheli do të bëhet ministre Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Një tjetër deputete socialiste që pritet të bëhet ministre është Klodiana Spahiu. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se Spahiu është projektuar tek Ministria e Shëndetësisë. Spahiu ka qenë në krye të grupit të punës të Partisë Socialiste për programin në shëndetësi. Të dyja nëse bëhen ministre do tu duhen të lënë mandatin e deputetes. Një tjetër deputete që është shprehur e gatshme për të lënë mandatin nëse propozohet ministre është Mimoza Hafizi. Deputetja e Shkodrës do të bëhet ministre e ministre e Arsimit dhe Sportit. Mëgjithatë për këtë ministri një tjetër kandidat i fortë është deputeti Fidel Ylli. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund ta marrë këtë ministri, pasi e ka patur edhe në qeverinë Berisha. Po ashtu LSI ka patur edhe ministrinë e Ekonomisë, të Jashtmen dhe Shëndetësinë në kabinetin Berisha. Dhe nëpërmjet një pakti etik që kanë bërë Rama dhe Meta, LSI nuk do të marrë të njëjtat ministri. Ndërkohë duke qëndruar po tek LSI, edhe kjo parti do të jetë një femër në kabinetin qeveritar. Burime nga LSI bëjnë të ditur se deputetja Klajda Gjosha do të marrë Ministrinë e Integrimit Europian. Po ashtu si Kodheli është e sigurtë tashmë që deputetja Milena Harito do të drejtojë Ministrinë e Inovacionin dhe Administratës Publike. Ndërkohë që nëpër korridoret rozë përflitet edhe emri i Eglantina Gjermenit për të marrë drejtimin e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Por në këtë ministri ajo ka si rival të fortë Erion Veliajn.
Emra nga fusha të tjera
Ndërkohë që nuk përjashtohet që Rama të vërë në qeveri edhe më shumë se katër femra. Po ashtu burime nga selia rozë bëjnë të ditur se Rama mund të bëjë ministre edhe personalitete gra nga fusha të tjera, dhe jo domosdomërisht nga politika.
Emra nga fusha të tjera
Ndërkohë që nuk përjashtohet që Rama të vërë në qeveri edhe më shumë se katër femra. Po ashtu burime nga selia rozë bëjnë të ditur se Rama mund të bëjë ministre edhe personalitete gra nga fusha të tjera, dhe jo domosdomërisht nga politika.
Kandidatet potenciale për tu bërë ministre
Ministria e Financave, Mimi Kodheli
Ministria e Integrimit Europian, Klajda Gjosha
Ministria e Shëndetësisë, Klodian Spahiu
Ministria e Arsimit dhe Sportit , Mimoza Hafizi (ose Fidel Ylli)
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë , Eglantina Gjermeni (ose Erion Veliaj)
Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
Deputetet femra të PS
Lindita Nikolla
Milena Harito
Mimi Kodheli
Ermonela Valikaj
Mimoza Hafizi
Klodiana Spahiu
Evis Kushi
Olta Xhaçka
Eglantina Gjermeni
Majlinda Bufi
Valentina Leskaj
Luiza Xhuvani
Arta Dade
Vasilika Hysi
Meta i kërkon Ramës 5 ministri
dhe zëvendëskryeministrin
Mësohet se Ilir Meta i ka kërkuar Edi Ramës 5 dikastere ministrore, plus postin e zëvendëskryeministrit. Edhe në takimin e fundit Meta ka kërkuar katër ministri dhe një ministër shteti pa portofol, por Rama deri tani ka pranuar që ti japë vetëm katër ministri. Ndërkohë nëpërmjet një pakti etik që kanë bërë Rama dhe Meta, LSI nuk do të marrë të njëjtat ministri qe ka pasur në qeverinë Berisha.