Alter egoja e të gjitha femrave

Zbathur, pantallona të zinj e helmetë të zezë, me një rreptësi spartane, flokë të lidhura, në dorën e djathtë një penel prej ngjyruesi të përlyer, megjithatë një vernik të veçantë, dritë e pastër, me të cilën duhet ta shkruajë fjalën fatale, të qëndisur në mënyrë irideshente. Fjala është Cannes, ajo që do ta përvijojë është Juliette Binoche. Ajo është muza e edicionit 63, femra e pllakatit të Festivalit, e cila do ta hapë festivalin me filmin Robin Hood të regjisorit Ridley Scott. Një nder i rezervuar për pak veta. Për divat e dikurshme si Marlene Dietrich, Ingrid Bergman, Marilyn Monroe. Vitin e kaluar në poster ishte Monica Vitti. Këtë herë ikonë është Binoche. Aktore e shumanshme, e dhembshur në Ngjyra blu të Kieslowskit, lakmitare në Çokollata të Hallstrom, shqetësuese në Caché të Haneke, dramatike në Pacienti anglez të Mighella, me të cilin fitoi edhe Oscarin. E tash, opa, ja një Juliette tjetër: e ndritshme, e buzëqeshur, penelin në dorë, e gatshme ta ndezë Festivalin 2010.
Jo tamam një imazh prej dive...
“Më tepër prej punëtoreje të kinemasë, çfarë edhe jam”, përgjigjet krenare në telefon nga Parisi, Bincohe. “Brigitte Lacombe, fotografja që më ka fotografuar, më ka parë kështu. E unë e njoh veten plotësisht ashtu”.
Nuk mjafton. Në Cannes ju do të jeni edhe në garë, protagoniste e ‘Kopja konforme’, që iraniani Abbas Kiarostami e ka xhiruar në Toscana, në Lucignanon magjepsës, prodhuar nga MK2 e Marin Karmitz dhe nga BI BI Film e Angelo Barbagallo. Më 18 maj premiera në Croisete, më 19 në kinematë franceze e italiane.
“Po, e falënderoj Festivalin për këtë nder të dyfishtë. Do të doja të saktësoj megjithatë se homazhi i posterit ishte vendosur para se Kopja konforme të përzgjidhej në konkurs. Kur e mora vesh, u gëzova pa masë. E dua shumë këtë film, aq misterioz dhe i mprehtë, në gjendje të gjurmojë në ndjenjat e një çifti, gjithnjë në zgrip mes të vërtetës dhe rrenës. Një mashkull dhe një femër shtiren se janë burrë e grua. Ose mbase kanë qenë me të vërtetë. Origjinali dhe kopja. Por nganjëherë një kopje e mirë është më mirë se origjinali... Diskutime që do të dukeshin filozofike, por që përkundër në vijim bëhen mish e gjak. Muaj më parë, një natë në Teheran, Abbas ma kallëzoi këtë histori, ma përshkroi në çdo detaj, hotelin, restorantin, deri edhe sutjenat që gruaja i heq... Më tha se i kishte bërë vaki atij. ‘A më beson?’, më pyeti. I gjegja se po. E ai: ‘Por, përkundrazi, nuk është aspak e vërtetë’. E shikova e habitur dhe ia plasa të qeshurës. Në jetë përnjëmend gjithçka është e mundshme... Edhe sot e kësaj dite s’do të dija të them nëse Kiarostami e ka përjetuar atë histori ose jo. Po tekembramja, ç’rëndësi ka?”.
Mirëpo, për spektatorin ka rëndësi. Do të donte ta dinte nëse ajo histori që iu hallakat ju dhe William Shimellin, baritonin tërheqës që Kiarostami e ka zgjedhur për këtë rol si alter ego derisa këndonte në ‘Cosi fan tutte’ që ai e kishte vënë në skenë në Aix-en-Provence. Pra, ajo lojë e mizore, a është realitet apo fiksion?
“Nëse doni mendimin tim, unë mendoj se e tëra është e vërtetë. Duhet të jetë. Përndryshe s’do të kishte kuptim. Megjithatë, edhe kur ëndërron, e tëra të duket e vërtetë. S’është edhe aq ndryshe. Ndoshta në fund mund t’i avitemi të vërtetës vetëm me anë të rrenës”.
Kiarostami pohon se burri dhe gruaja në këtë ndodhi janë pothuajse dy arketipa, një Adam dhe një Evë që takohen në një Eden. Burri ka një identitet quhet James, është shkrimtar. Ndërsa gruas nuk i dihet as emri. Është vetëm ‘Ajo’.
“Një ‘Ajo’ që s’ka asgjë abstrakte. Një grua e fortë, që është dashur ta rrisë e vetme një fëmijë. Ngase burri, babai, është prore mungues, ajo e merr tërë barrën, siç ngjet zakonisht me gratë. Një peshë e rëndë, shpesh e padurueshme”.
E vërtetë ose jo, dashuria është kuptuar nga ata dy në mënyrë të ndryshme. Për gruan mbetet e lidhur me joshjen, për burrin është një ndjenjë që ndryshon, si gjithçka tjetër.
“Sigurisht, dashuria ndërron me kohë, edhe dëshira. Por kur ritakohemi e rinjihemi, e tëra mundet gjithmonë të rifillojë. Dallimi është se femra i shpreh emocionet më lehtësisht, ndërsa mashkulli arsyeton, mbrohet pas një distance intelektuale.
Peneli i posterit në rastin tuaj nuk është vetëm simbolik, duke pasur parasysh se ju jeni edhe piktore. Pëlqeni t’i portretizoni regjisorët me të cilët punoni. Edhe Kiarostamin?
“Po. Por e kam bërë para se ta xhirojmë filmin. Në set e kam njohur më mirë, e kam zbuluar durimin e tij, bujarinë e tij të thellë, saktësinë e tij të denjë prej krijuesi të madh. Abbas i lë aktorët të lirë të shprehen, por është absolutisht i palëkundshëm në raportet e punës”.
Çka kanë të përbashkët Kieslowski, Haneke dhe Kiarostami?
“Inteligjencën, gjenerozitetin. Dhe mirëkuptimin. E dinë sa i zorshëm është zanati i aktorit”.
Ai që jua dha ‘rastin e madh’ të parë qe Dodard, më ’84, me ‘Je vous salue, marie’. Regjisor gjenial, sigurisht. Edhe dhembshuror?
“Godardit i kam borxh shumë. Ato kohë vija nga shkolla e teatrit, e bindur se regjisori i formon aktorët, ua mëson atyre të gjitha. Me të arritur në set, e kam kuptuar se ai s’do të më shpjegonte asgjë. E kam kuptuar se duhej të ishim të pavarur, t’ia dalim vetë mbanë. Një mësim i mirë”.
Spielberg ju donte për filmin ‘Jurassick Park’. Ju i thatë jo...
“I kam thënë jo ngase i kisha thënë po Kieslowskit. Kam zgjedhur dhe s’jam penduar. Porse do të ma kishte ëndja që sot të ma bënte një propozim tjetër”.