Marku: Së shpejti strategji për politikat kulturore
Shumë shpejt në vendin tonë do të ketë një strategji për politikat kulturore. Kryetari i grupit të punës të ngritur për hartimin e kësaj strategjie Mark Marku shpjegon se kjo strategji do sjellë ndryshimin e shumë ligjeve si dhe artistët do të kenë një status.
Sipas Mark Markut në fund të muajt maj ky draft do të konsultohet me grupet e interesit dhe më pas do të kalojë për miratim në komision dhe më pas në parlement .