Alternativa “Rama”, në tuç, edhe prej një interviste televizive
Në mbrëmjen e 28 Shkurtit, kush ka patur durimin të dëgjojë Edi Ramën në “Opinion” të Tv Klan, ka parë një lojë me “arushën”, ndërmjet një gazetari me mjaft përvojë si Fevziu dhe një sharlatani politik si Edvini që tregoi edhe njëherë tjetër megalomaninë e tij përpara gjithë shqiptarëve. Mundet të themi se rrallë herë kemi dëgjuar përralla me mbret, të tilla gënjeshtra që përpiqej të sajonte i sëmuri psikik i Partisë Socialiste.”Sulmin” e parë e filloj me Policinë e Shtetit, duke i quajtur një kupolë kriminale drejtuesit e sajë,duke derdhur “lot krokodili” për Kryekomisarin e rënë në krye të detyrës. Për të mos u marrë shumë me marrëzitë e tij, sikur shqiptarët nuk janë dëshmitarë të asaj maskarade të vitit të shkuar, që vet Edi Rama me shërbëtorin e tij besnik Saimir Tahiri, organizuan kundër Kryekomisarit të ndjerë, me grupe njerëzish që nuk dinin se çfarë bënin, me ditë e javë të tëra me protesta e fyerje në rrugët e Kombinatit kundër tij, duke ia vështirësuar tej mase Dritan Lames kryerjen e detyrës, duke e konfrontuar qëllimshëm policinë e shtetit me qytetarët. Dhe atë ditën e mortit që të gjithë njerëzit që morën pjesë ishin në zi dhe të tjerë në katër anët e Shqipërisë ishin të dëshpëruar, Edi Rama në dallim nga të tjerët për të treguar marrëzinë e tij, në shiun që po binte kishte rrokur një çadër me ngjyrë të kuqe. E për të mos e lënë si i thonë fjalës “dreqi rehat”, me një hipokrizi tej mase të neveritshme, këtë ditë morti e përdori politikisht dhe padrejtësisht në prononcimin për mediat. Në qoftë se me të vërtetë Policia e Shtetit, drejtuesit e saj qenkan katandisur në të tillë, atëherë si është e mundur që kriminelët që mendohet të kenë kryer këtë krim, të arrestohen në një kohë rekord? Edhe në versionin tjetër, sikur personat në fjalë të ishin miq të drejtuesve të policisë, si është e mundur të arrestoheshin në flagrancë edhe në territorin e një shteti tjetër? Kush vallë dhe me urdhër të kujt u arrestuan këta njerëz,a mundet të mendohet se policët e thjeshtë vajtën deri në Selanik për të arrestuar kriminelë me mendjen e tyre pa patur një urdhër nga ajo që i sëmuri psikik i Partisë Socialiste e quan paturpësisht dhe padrejtësisht “kupolë”. Në jetën tonë të përditshme, nuk është ndonjë tabu që të dalësh në fotografi me zyrtarë të lartë të shtetit qofshin këta ministra apo edhe vet kryeministri dhe presidenti. Jeta në demokraci ka një dinamizëm të tillë që ndryshon nga e kaluara komuniste e biografive. Pa biografi të mirë nuk mundet të afroheshe tek një funksionarë i lartë i shtetit. Arsyetimi tjetër është se njerëzit ndryshojnë në pikëpamjet e tyre. Në jetën e tij private dikush i bie çiftelisë, një tjetër i bie qemanesë e një tjetër gërnetës. Në këtë kontekst liliputi Brace nuk ka pse të injorojë traditën e popullit shqiptar. Ai ka mundësi të preferojë veglat muzikore që përdorin jevgjitët dhe përsëri është e drejta e tij. E vërteta shkëlqen si drita e diellit duke e përbaltur gënjeshtrën e zezë. Edhe këta njerëz që vrasin janë viktimat e Edvin Ramës dhe Sajmir Tahirit me co, të joshur me marrëzitë dhe gënjeshtrat e tyre se do të bëhën deputet,dikush tjetër ministër, të tjerë oficerë. Dhe nuk është për t’u çuditur se kohët e fundit janë mobilizuar një tufë të larguarish nga policia,karrocat e vjetra të ish regjimit komunist,që të dirigjuar nga Edi Rama me gënjeshtra e mashtrime,me premtime se do tu shkëlqejnë edhe një herë gradat në supet e tyre të rëna, nuk lënë shpifje pa trilluar në mediat kundër organeve të policisë,gjoja në emër të profesionalizmit të tyre që ata paskan përvetësuar në shkollë e ish sigurimit të Enver Hoxhës,mjafton që t’i bashkohen gomarit që shikon ëndrra në diell se do të bëhët kryeministër.Kulmi i marrëzisë së Edvin Ramës ishte kur sulmoi martirët e kombit oficerët Besnik Hidrin dhe Lekë Qokun, që u masakruan barbarisht në krye të detyrës për mbrojtjen e shtetit, nga bandat e ish-sigurimit komunist në Vlorë në revolucionin bolshevik të vitit 1997. Atë hienën komuniste që u përkul mbi kufomën e Lekë Qokut dhe po i pinte gjakun, Partia Socialiste “e shpërbleu” duke e bërë deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe Drejtoreshë të Përgjithshme të Postës Shqiptare. Të njejtin skenar u përpoq Edvini të realizonte me atë që e ka quajtur “demonstratë të 21 Janarit”. Katër orë me radhë, psikopati i mjerë,priti në urën e Lanës me fjalimin në xhep që do të mbante nga ballkoni i kryeministrisë,kurë do të shpërthenin turmat e mashtruara dhe të paguara mercenarësh kordonin e policisë dhe të “linçonin kryeministrin”. Dhe ai si “Pompeu” fitimtar do të përshëndeste “vullnetin e popullit”. Por edhe këtë radhë Edvin Kristaqi u rrëzua në” tuç”. Mbarë bota kanë mbetur të çuditur kur serbët me Millosheviçin festonin përvjetorin e Luftës së Kosovës të vitit 1389 si fitore, ku në të vertetë serbët ishin mundur nga ushtria turke. Me këtë rast turqit pushtuan dhe e vendosën në haraçin e tyre të gjithë Serbinë. Edhe Edvin Rama nuk pranon humbjen, njësoj si Millosheviçi. Humbësi i madh e ka dërguar Partinë Socialiste në teposhtën që nuk ka të ndalur nga viti në vit dhe nga zgjedhjet në zgjedhje. Gjithnjë është mjaft për t’u çuditur se ngushëllimi i tij është se gjithnjë kur humbet ja vjedhin votat, anipse ka lart më shumë se 22 mijë të zgjedhur militant të PS që bëjnë roje si komisionerë të Partisë Socialiste. Anipse as edhe njëri prej tyre nuk ka thënë asnjë fjalë,nuk ka dhënë asnjë dëshmi “se paska parë dikënd duke manipuluar votat”. Vetëm Edi Rama me paranojën e tij ashtu si udhëheqësi i tij shpirtërorë Enver Hoxha, shikon atë që qindra e mijëra të tjerë nuk e shohin.
Në “Opinionin” e Klan, marrëzitë e Edi Ramës nuk kishin të sosur. Për tre orë rresht, Fevziu luajti si në teatër me Edvinin që e humbiste toruan dhe nuk dinte se çfarë të thoshte. Ishte një ndeshje që Edvini mbeti i rrëzuar gjithnjë në “tuç”. Me britma histerike, përpiqej që pyetjet e gazetarit të mos dëgjoheshin nga auditori. Ai humbi përfundimisht edhe një pjesë të elektoratit të PS tek pensionistët kur deklaroi se do të “prishte skemën e sigurimeve shoqërore”. Që do të thotë të hidhte poshtë rimbursimin e ilaçeve për pensionistët. Se si do t’i paguanin pensionistët ilaçet e domosdoshme për jetën e tyre, vetëm mëndja e harlisur e Edvinit mundet ta imagjinojë. I zënë si miu në qark, ai u bëri bisht të gjitha pyetjeve lidhur me deklarimin e pasurisë “prej 3000 Eurosh”, për pallatin në konflikt interesi të ndërtuar pa plan urbanistik, për mijëra metër katrorë tokë të blerë në Sauk me vetëm një dollar metrin sipas deklarimeve të tij, etj. Ai u bë gazi i botës për atë që quan “një milion të pa punë dhe 300 mijë vende pune nga të cilat 250 mijë do të ishin gra” dhe llogaritë nuk po i dilnin. -Ju e njihni dashurinë me burrat z. Rama - i tha Fevziu - unë nuk e njoh. Edi Rama, si majmuni që kacavirret degë më degë, është njeriu i njëqind flamujve. Në vitin 1990,një miku im poet,nismëtarë i formimit të Partisë Demokratike, po më thoshte në një bisedë: “shiko miku im;demokracia do të fitojë por duhet ta ruajmë demokracinë nga majmunët, se ata asnjë pemë nuk mbjellin,asgjë nuk punojnë por frutat ata i hanë të parët dhe shqyejnë pemët si barbarët”. Një majmun i tillë është Edi Rama. Në ditët e para të rënies së komunizmit, ai u përpoq t’i bashkohej Partisë Demokratike me thirrjet histerike “komunistët në litarë”, anipse të parin në litar duhej të dërgonte Babanë e tijë Kristaqin për krimet e kryera në regjimin komunist. Kur u gjend i vetmuar, iku i mërguar me disa piktura zhgarravina nën sqetull mori rrugët e Europës dhe përfundoi në periferi të Parisit si rojtar në një stallë derrash. Ngjan me atë rrëfenjën e një bariu që kishte zënë një kaprolle të vogël,e zbuti dhe i vuri këmborën në tufën e deleve. Por një ditë kur delet po kullosnin në shpatin e një mali, takuan një tufë me kaprolle të egra. Kaprollja që ishte zbutur,sapo i ka parë kaprollet e egra megjithë këmborën që kishte të varur në qafë iku në mal si Edi Rama, që pasi u end deri edhe rojtarë derrash me thonj të pa prerë, iku në familjen e tij gjenetike enveriste. Sigurisht për të zezën e kësaj force politike për ta zhytur thellë e më thellë ne batakun enverist.