E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Alternativa jonë është qytetari, sepse programi ynë ndërtohet mbi vlerat qytetare”

14-04-2011 / Gazeta 55

“Aleanca për Qytetarin” çel fushatën elektorale në Fier. Kryeministri Sali Berisha, prezanton kandidatin e mazhorancës, Ilir Bele

Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin” prezantuan mesditën e djeshme kandidatin për kryetar të bashkisë së Fierit, Ilir Bele. Fjalën hapëse të fushatës së koalicionit të djathtë për këtë qytet e mbajti kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili i kërkoj qytetarëve fierak, mbështetje për kandidatin e PD si dhe koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, pasi në katër vitet që vijnë investimet në këtë qark do të jenë të mëdha.
“Me Ilir Belen dhe kryetarët e tjerë të këtij rrethi në 4 vite që vine do të ndërtojmë infrastrukturë modernen në çdo rrugicë të Fierit. Pavarësisht bindjeve bashkohuni me ne për zgjidhjen e problemeve tuaja për shkolla, infrastrukturës, investimeve në shëndetësi e arsim”, theksoi kryeministri Berisha.
Nën moton ‘Ju jeni të parët’, kryeministri Berisha nga Fieri deklaroi se në katër vitet e që do vinë koalicioni i djathtë do të investojë katër herë më shumë për vendin, në mënyrë që qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen do të jetojnë me kushte infrastrukturore si qytetarët europianë. Ndërkohë që Berisha nënvizoi faktin se qeveria demokratike ka investuar më aq shumë sa socialistët nuk kanë investuar në 8 vite punë.
Ndërkohë Berisha theksoi se alternative e koalicionit të djathtë për zgjedhjet e 8 majit është e vetmja alternativë e cila shqetësohet për problemet dhe hallet e qytetarëve dhe se bashkë do të vijojnë rrugën e arritjeve.
“Alternative jonë është ajo e qytetarit sepse programi ynë ndërtohet mbi vlerat qytetare, mbi moralin familjar dhe interesat e qytetarëve dhe halleve të tij. Kjo nuk është një fushë me lule, nuk është një bulevard, por një rrugë me mund dhe sakrifica dhe të gjithë bashkë ja dolëm që të lëviznim pa viza, ja dolëm që nga një vend me infrastrukturë me 4/5 të rrënuar ndërtuam një infrastrukturë moderne. Ne ja dolëm që ekonominë shqiptare të dërrmuar ta kthenim në një ekonomi që kryeson rritjen ekonomike në Europë që bëri të munduar në një hark kohor në më pak se 6 vjet bëri të mundur dyfishimin e pensioneve, rrogave të mësuesve dhe mjekëve”, theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha bëri të ditur më tej se, “Shqipëria e bukura e dheut është destinancioni i parë i botës. Shqiptarët janë të lirë dhe njeriu i lirë nuk e harron rrugën që ka bërë, ndërkohë rruga e vetme që kërkon Rama është rruga e mashtrimit”.
Berisha i ftoi qytetarët fierakë që në 8 maj të votojnë kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”. “Ju ftoj që me datë 8 maj të votoni alternativën tonë që ju zgjidh problemet. Ndjej keqardhje që janë me qindra dhe me mijëra qytetarë që dalin nga shtëpia dhe ecin me rrugën gjithë baltë të tyre. Kryeministri juaj shkon Komunë në Komunë dhe premton se fshatin do e bëjmë si lagjet e qytetit”, deklaroi më tej kryeministri Sali Berisha në Fier, gjatë ceremonisë së çeljes së fushatës elektorale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›