Masa ndërsektoriale për shëndetin e qytetarëve
Tirana është një qytet që sëmur qytetarët e vet dhe u shkurton jetën, ndaj është urgjente të merren masa dhe të shpëtohet shëndeti i qytetareve, tha dje mjeku Isuf Kalo, drejtor i Qendrës Kombëtare të Standardeve dhe Cilësisë së Institucioneve Shëndetësore, në takimin me intelektualë mbi çështjet që shqetësojnë kryeqytetin shqiptar. Asgjë nuk më e shtrenjtë sesa shëndeti, ndërsa çdo lek i investuar do të thotë pasuri për shëndetin, tha Kalo, duke sugjeruar përqafimin e iniciativës “Health City”. Kjo iniciativë, ku janë përfshirë 378 qytete, 18 shtete, do të thotë që vetë qytetarët dhe roli i tyre të maksimalizohet në projektet për mbrojtjen e shëndetit. Ndërkohë, nga ana e tij, kandidati i Alencës për Qytetarin për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, garantoi se shëndeti i qytetarëve do të jetë prioritet dhe kjo në dy rrafshe; parandalues dhe veprime ndërsektoriale në mbrojtje të tij. Ajri, mbetjet, infrastruktura e të tjera çështje që mund të ndërlidhet me shëndetin, janë çështje që kërkojnë vëmendje, sipas tij. Basha u ndal në krijimin e hapësira të gjelbra për ushtrimin e mjaft aktivitete sporteve, të korsive të biçikletave në to, etj.
...