Alternativa pseudoambientaliste e Ramës, si antialternativë e zhvillimit
Pas shkatërrimit të industrisë së prodhimit të Çimentos fillimisht me anë të ndërprerjes së financimeve dhe më pas me anë të përdorimit të vetëfinancimit dhe 80 %-it të pagës pa punuar, si dhe me fabrika të mbyllura gjatë viteve 1989-1992, PPSH-PS dhe lidershipi i saj morën në duar importet e çimentos dhe gjithë tregun e saj. Çka në të vërtetë nuk ishte tjetër veçse shkatërrimi i studiuar i industrisë vendase të prodhimit të Çimentos, me synimin e zaptimit të importit të saj nga Gramoz Ruçi e të tjerë liderë socialistë. Por edhe pas marrjes së pushtetit në vitin 1997, Ruçi dhe PS ndoqën të njëjtën strategji, atë të ruajtjes së monopolit të importit të çimentos dhe materialeve të ndërtimit, të cilat në totalin e importeve dhe të zërave të të ardhurave nga sistemi fiskal kishin peshën kryesore, peshë e cila u zvogëlua ndjeshëm, vit pas viti në arkëtimet buxhetore, për shkak të kontrabandës dhe evazionit fiskal sistemik.
Por nevojat gjithnjë në rritje të industrisë së ndërtimit dhe sidomos rezervat e masiveve gëlqerorë që shërbenin dhe shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e çimentos, ndajshtuar edhe përvojës së bollshme të specialistëve tanë në këtë degë të prodhimit industrial, diktuan ndryshimin e menjëhershëm të politikave qeveritare pas 3 korrikut, politika këto që u orientuan tashmë në drejtim të stimulimit të investimeve për shtimin e prodhimit vendas të çimentos dhe pakësimin e importit.
Kjo skemë e re jo vetëm që do të mundësojë rritjen e punësimit në zonat tradicionale të prodhimit të çimentos, por edhe do të shkurtojë me afro 200 milionë euro importet, dhe për pasojë edhe rrjedhjen e valutës jashtë vendit dhe përmirësimin e ndjeshëm të deficitit tregtar të vendit sidomos pas arritjes së shumëfishimit të kapaciteteve prodhuese në vend dhe eksportimit të saj.
Pikërisht pas shkatërrimit të skemës së kontrollit majtist mbi importin e çimentos dhe ndezjen e dritës jeshile për ndërtimin e fabrikave të reja të çimentos në zonën midis Krujës dhe Thumanës apo në Balldren të Lezhës, PS me pretekstin e adoptimit të alternativës ambientaliste po i kundërvihet egërsisht strategjisë së qeverisë për zhvillimin e industrisë moderne të prodhimit të Çimentos.
Aq absurde është kjo luftë, sa që autorët opozitarë të saj nuk marrin parasysh dhe injorojnë qëllimisht edhe faktin se në rastin konkret bëhet fjalë për investime të teknologjisë tejet moderne, me nivele minimale të ndotjes së mjedisit dhe impaktit mbi të, a thua se bëhet fjalë për teknologji të Luftës Dytë Botërore, sikundër ajo me të cilën u ndërtuan nga ish-komunistët socialistë të sotëm, fabrikat karakatina të Çimentos gjatë kohës së diktaturës.
Por të vetëshpallurit ekologjistë shqiptarë, të cilët në të gjithë nivelet e qeverisjes së kontrolluar prej tyre, para dhe pas 3 korrikut, jo vetëm që i janë kundërvënë dhe kanë sabotuar kriteret dhe standardet mjedisore në shërbime dhe invesitime, por edhe sot ende vazhdojnë të shquhen si ndotësit më kryesorë të mjedisit tonë, sidomos në Tiranën ku drejton kryesocialisti Edvin Rama. Praktikë që vazhdojnë ta ndjekin me kokëfortësi dhe papërgjegjshmëri, duke shfrytëzuar mungesën e kuadrit ligjor ndëshkues si dhe imunitetin e opozitarit dhe të pushtetarit vendor gjithashtu opozitar.
Megjithatë aktualisht askush nuk mundet ta mohojë faktin se investimet në industrinë e Çimentos, jo vetëm që kanë pasur miratimin e qeverisë për shkak të teknologjisë së avancuar dhe me pasojë ndotjen minimale të mjedisit pranë qendrave të banuara që shërbejnë edhe si burim i fuqisë punëtore të nevojshme, por ato janë certifikuar nga organet kompetente pikërisht për arsye të përmbushjes optimale të këtyre standardeve tejet të larta.
Dhe këtu bëhet fjalë për kompani të huaja lidere të prodhimit të këtij produkti dhe ndër më të shquarat në kontinent, të cilat për shkak të investimeve koncesionare të formës BOT janë të interesuara të investojnë teknologji të fjalës së fundit të shkencës, me rendiment dhe normë fitimi maksimale, dhe që për bashkëshoqërim logjik e teknologjik përmbushin edhe standarde maksimale të ruajtjes së mjedisit.
Pikërisht në prag të investimeve madhore për ndërtimin e H/C-eve të reja të Skavicës, Kalivaçit, Banjës dhe Ashtës, si dhe të dhjetëra veprave të artit në infrastrukturën rrugore, apo në industrinë e turizmit dhe të ndërtimit, sigurimi i prodhimit të çimentos brenda vendit është një masë e jashtëzakonshme për shëndetësimin e tregut të brendshëm financiar të ekonomisë dhe rritjen e eksporteve shqiptare në një perspektivë shumë të afërt.
Qoftë edhe nëpërmjet sistemit fiskal, subjekteve të mëdhenj industrialë të tatueshëm aktualisht, pas futjes së shpejtë në prodhim të këtyre fabrikave të reja e moderne të prodhimit të Çimentos shqiptare do t