E Diel, 1 Nëntor 2026

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara përgjatë maleve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 20/31 Diell
Kukës 15/30 Diell pak re
Lezhë 22/30 Diell
Dibër 14/29 Diell pak re
Durrës 19/32 Diell
Tiranë 20/33 Diell
Elbasan 20/33 Diell pak re
Berat 17/33 Diell pak re
Vlorë 23/31 Diell
Korçë 14/29 Diell pak re
Gjirokastër 18/33 Diell pak re
Sarandë 21/31 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›