E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Altin Basha emërohet drejtor i ri i Teatrit Kombëtar

Regjisori Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të hënë, ndërsa është liruar nga kjo detyrë Hervin Çuli.

Çuli drejtoi Teatrin Kombëtar për dy mandate, ndërsa kishte bërë me dije se nuk do të garonte më për një mandat të tretë.

Altin Basha më herët ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post në të cilin u zgjodh në dhjetor të vitit 2020, ndërsa u dorëhoq për të shpallur kandidaturën e tij në garën për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar.  

Vendi i plotë:

Vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të teatrit kombëtar në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të kulturës, këshilli i ministrave

vendosi:

  1. z. Hervin Çuli, drejtor i teatrit kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
  2. z. Altin Basha emërohet drejtor i teatrit kombëtar.

ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.

Kryeministri

Edi Rama

në mungesë dhe me porosi

zëvendëskryeministri

Belinda Balluku

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›