E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Biden telefonon Zelenskyn: SHBA paketë ndihme për mbrojtjen tuaj ajrore

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një  bisedë telefonike, ku SHBA u zotua të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Zelensky falënderoi Biden për ndihmën shtesë prej 275 milionë dollarësh për sigurinë si dhe për mbështetjen “më të gjerë dhe të pashembullt të SHBA-së për sovranitetin e Ukrainës përballë agresionit rus”.

Paketa e ndihmës nga SHBA përfshin armë, artileri, si dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj ajrore.

“(Biden) ripohoi angazhimin e SHBA-së për të vazhduar t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të sigurisë, ekonomike dhe humanitare, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë e saj dhe duke i vendosur sanksione Rusisë për agresionin e saj”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Zelensky tha se “ndihma e paprecedentë e mbrojtjes dhe financiare” nga SHBA-ja ndihmoi “jo vetëm për të pasur sukses në fushën e betejës”, por gjithashtu “për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së kombit ukrainas”.

Ai gjithashtu falënderoi SHBA-në për dhënien e ndihmës posaçërisht për rindërtimin e sistemeve energjetike të Ukrainës.

Lufta në Ukraina po bëhet edhe më e egër për shkak të dimrit të ftohtë dhe mungesës së energjisë eklektike dhe ngrohjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›