E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Haxhi, edhe dy javë jashtë fushave

Vazhdon periudha e pafat për Altin Haxhin. Gjatë fundjavës, mbrojtësi u kthye në fushë pas dëmtimit njëmujor, por gjërat nuk shkuan ashtu si gjirokastriti shpresonte. 34-vjeçari luajti vetëm 24 minuta në sfidën që APOEL Nikosia fitoi 1-0 në fushën e Nea Salamis, sepse u detyrua të zëvendësohej për shkak të dhembjeve. Pas vizitës mjekësore u konstatua se Haxhi ka ende probleme me tërheqjen që pësoi më 14 tetor në takimin e fundit eliminator të Botërorit 2010, ku Shqipëria humbi 4-1 në fushën e Suedisë. Lojtari do të jetë i detyruar të qëndrojë edhe 15 ditë të tjera jashtë garës. Kjo bën që mbrojtësi kuqezi të humbasë sfidën e fundjavës, ku APOEL-i pret në fushën e tij Anorthososin e Arjan Beqajt. Ai nuk do të jetë në fushë as në sfidën kundër Atletikos së Madridit, më datë 25, që do të luhet në Nikosia.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›