Altin Lala ben edhe bamiresin te Hanover
Altin Lala se bashku me presidentin e Hanoverit Martin Kind kane marre pjese ne nje fushate sensibilizuese per te ndihmuar femijet ne nevoje. Aktiviteti eshte organizuar nga nje shoqate bamiresie ne Hanover ku ka marre pjese edhe mesfushori i Kombetares shqiptare. 35-vjecari eshte ngarkuar nga klubi qe te shperndaje disa dhurata per femijet me probleme zhvillimi. Jam i emocionuar kur shoh sesa shume me njohin dhe sesa te informuar jane keta femije kaq te vegjel per karrieren time njekohesisht dhe per ecurine time. Une u bej thirrje te gjitheve atyre qe kane mundesi ti ndihmojne femijet ne nevoje ka thene Lala ne emer te klubit te Hanoverit. Nderkaq mesfushori shqiptar eshte cilesuar nga nje prej lojtareve te rinj te Hanoverit si nje shenjtor. Rubin Okotie ka debutuar para disa ditesh me skuadren e pare te Hanoverit por ai eshte habitur nga pyetjet e gazetareve. Nuk e kuptova se si mund te me pyesnin ne ato momente nese isha i merzitur qe kisha debutuar vetem ne minutat e fundit te ndeshjes ka thene ai.