Kriza Dinamo rrezikon presidentin
Pas dymbedhjete vjetesh Dinamo rrezikon te mbese pa sponsor e president. Ndonese jo e deklaruar zyrtarisht por te pakten sipas asaj qe peshperitet neper te gjitha ambientet e futbollit shqiptar presidenti i bluve Besnik Sulaj nese humbet klubin mund edhe te terhiqet. E ne te tilla kushte skuadra e futbollit e mbetur krejtesisht pa zot dhe pa financa rrezikon te kthehet ashtu sic ishte ne vitin 1999 para se te vinte sponsor Besnik Sulaj. Dhe ne fakt kjo eshte pasoje e nje krize jo financiare por e pasigurise qe kane sponsoret dinamovite per te mbajtur klubin dhe per ta privatizuar ate ashtu sic dhe ne fakt ka kerkuar Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve e cila ka vene
nje afat deri me 30 qershor 2011.
Pushimet e Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri e kane gjetur Dinamon ne nje situate apokaliptike. Nga njera ane rrogat qe per futbollistet shqiptare dhe stafin teknik jane likuiduar ne nje mase te vogel nga ana tjeter pasiguria per te qene zot ne klubin e tyre ku qendrojne prej 22 vjetesh. Qe nga fillimi i kesaj jave ne klubin e Dinamos ka mberritur drejtoresha e Agjencise Kombetare te Sherbimit te Sporteve Klodiana Shala e cila ka marre tri zyrat e saj. Dhe ne janar ashtu sic flitet kompleksi sportiv Dinamo kalon ne vartesi te Agjencise Kombetare te Sherbimit te Sporteve. Per rrjedhoje blute duhet te paguajne qira per tu stervitur atje. Kesisoj e gjithe kjo situate aspak normale mund ta shtyje presidentin dinamovit Besnik Sulaj te terhiqet gje qe do te rezultonte vrasese per kampionet ne fuqi te Kategorise Superiore. Dinamo duke pasur kater donatore te fuqishem si askush ne vend nuk e ka pasur ndonjehere problem per financa.