Sukaj te Skenderbeu mungon vetem firma
Mesohet se gjate diteve te fundit menaxheri i sulmuesit shkodran dhe drejtuesit e Skenderbeut jane takuar per te gjetur gjuhen e perbashket ne lidhje me kontraten qe Sukaj pritet te nenshkruaje. Aktualisht mungon vetem firma e futbollistit qe me shume mundesi do te jete thjesht nje formalitet sepse ne parim duket se gjithcka eshte mbyllur. 23-vjecari ka nje muaj qe eshte larguar nga skuadra kroate NK Zagreb per shkak te problemeve financiare. Ne kete moment ai eshte lojtar i lire dhe nuk ka asnje pengese per te nenshkruar me nje klub tjeter. Fillimisht ishte Vllaznia qe shfaqi interesin per te rikthyer Sukajn por mesa duket oferta e Skenderbeut eshte shume joshese ne krahasim me aq sa mund te merrte
sulmuesi nese firmoste per shkodranet. Klubi korcar ka vendosur te mos kurseje asgje ne merkaton e dimrit teksa kete e kane konfirmuar edhe vete drejtuesit. Ne ditet ne vijim pritet qe te konkretizohet edhe marreveshja me shkodranin i cili do ta fuqizonte shume sulmin e skuadres se Muces. Me ardhjen e tij ndoshta do te sakrifikohej ndonje prej lojtareve aktuale te korcareve qe luajne ne repartin ofensiv.
Lojtari - I kontaktuar ne linje telefonike nga Panorama Sport Sukaj as nuk e pohoi por as nuk i mohoi zerat prane klubit korcar qe ai te kete arritur nje marreveshje. Prej disa javesh ndodhem ne Shkoder. Di te them se menaxheri im po punon shume per te me gjetur nje skuader. Sigurisht planet e mia jane qe te vazhdoj karrieren jashte Shqiperise. Megjithate do ti shikoj te gjitha mundesite. Skenderbeu Tani nuk mund te them asnje gje. Per te ardhmen do te vendos pas pak ditesh - eshte shprehur shkodrani qe per tre vjet ka nderruar kater skuadra. Pas kalimit te Haxhetepe ne Turqi me pas luajti per Ordusporin per te kaluar ne Egjipt te El-Ismaily dhe se fundmi ne Kroaci te Zagrebi.
JORGIS MEMO