Salihi, jashtë fushave edhe për dy javë

Lajmet jo të mira për Hamdi Salihin. Pasi humbi dy ndeshjet me Kombëtaren kundër Hungarisë e Portugalisë, sulmuesi do të paktën edhe dy javë të tjera jashtë fushave për skuadrën e tij austriake, SV Ried.
Lajmi jepet nga faqja standard.at. SV Ried do të luajë të shtuan në transfertë kundër Kapfenberugut (java e 13-të e Bundesligës) dhe trajneri Paul Gludovatz e dëshironte më shumë se kurrë shkodranin në dispozicion të tij. “Ne duhet ta fitojmë patjetër këtë takim”, - tha Gludovatz për gazetën austriake.
Sipas standard.at problemi më i madh i ish-trajnerit të Shpresave të Austrisë është vija e parë: “Sulmuesi kryesor e ekipit shqiptari Hamdi Salihi fatkeqësisht do të mungojë edhe për dy javë të tjera”. Shkodrani deri tani ka shënuar 4 gola në kampionatin austriak.
E Premte, 17 Tetor 2008