Altmann Fundamentalizmi mund te jete rrezik nese nuk permiresohet situata ekonomike ne Ballkan

DW Ne hapesiren shqiptare konstatohet njefare shtangieje. Me se kemi te bejme vertet ne rastin e vepres ne Aeroportin e Frankfurtit
Altmann Problemi eshte se ketu u perhap natyrisht lajmi qe atentatori eshte me prejardhje nga Kosova dhe u shtuan pak informacione ne lidhje me ate nese ekzistonin ende lidhje me Kosoven apo me grupime islamiste ne Ballkan. Por edhe vetem fakti qe u tha se nje i ri nga Kosova i cili ishte marre intensivisht me permbajtje islamiste ne internet shkaktoi ketu njefare tronditjeje sepse ne tere kete diskutim degjon vazhdimisht te flitet per lidhje te karakterit mafioz nga Kosova ne vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ishte nje lidhje shume e mbrapshte qe u vendos ne publik.
DW Sa te forte e konsideroni pranine e myslimanizmit radikal ne hapesiren shqiptare
Altmann Ne fakt deri tani nuk kemi pasur pershtypjen se atje luajne rol te madh islamistet radikale. Kur kujtoj sondazhet e Gallupit ne Ballkan te zhvilluara ne nentor rendesia e fese pra edhe e myslimanizmit eshte rritur dukshem edhe ne Kosove e Shqiperi. Kjo u regjistrua por ne fakt vetem ne boten e interesuar shkencore. As kjo nuk ka cuar ende ne vleresimin qe po merr rendesi myslimanizmi radikal. Deri tani nuk ka qene keshtu.
DW Sipas jush crendesi ka po e quaj mjedisi shqiptar per shembull ne rastin e te riut me prejardhje nga Kosova
Altmann Edhe ketu pas disa ditesh u raportua ne publik se me gjasa ky ishte nje autor i vetem kjo u be. Do te thote qe ne diskutim nuk u vendosen lidhje qe do te conin ne Shqiperi apo vete ne Kosove. Por sikurse thashe vete fakti qe eshte nje kosovar shkaktoi fillimisht irritime. Megjithate u tha fare qarte se eshte me sa duket nje autor i vetem nje njeri i cuar ne udhe te gabuar i cili nepermjet propagandes islamiste u nxit deri ne kryerjen e kesaj vepre por jo prej propagande islamiste e cila vjen nga Shqiperia apo Kosova kjo u saktesua ne shtypin e ketushem. Kjo ishte edhe e domosdoshme sepse sic thashe fillimisht ishte i pranishem irritimi. Thuhej aha kemi perseri nje rast kur shqiptaret ketu ne Gjermani ose ne Evropen Perendimore kryejne vepra te mbrapshta qe jane jo patjeter mafioze por ne kete rast madje te natyres terroriste.
E perseris Pati irritime por nga organet hetuese u konstatua nuk gjehen lidhje me Kosoven apo me Shqiperine. Kjo u prit shume pozitivisht para se gjithash prej politikaneve sepse kjo do ta kishte shtyre gjithe diskutimin per Ballkanin dhe para se gjithash per Shqiperine dhe per Kosoven ne nje drejtim shume shume te keq.
DW Shume shqiptare dallojne nje kunderthenie te madhe ne ate se ishin amerikanet ata qe e cliruan Kosoven dhe rrethanes qe vrasesi ka thene se donte te shpaguante misionin amerikan ne Afganistan. Si e shihni ju kete
Altmann Po eshte e sakte. Deri tani kemi pasur pershtypjen se nder shqiptaret mbizoteronte mendimi se miqte me te mire te Shqiperise apo te Kosoves jane amerikanet. Kujtoj ketu edhe viziten e Bushit ne Tirane dhe kur pyet ne Kosove thuhet amerikanet jane miqte me besnike dhe me te mire. Ky i ri me sa duket eshte cuar ne udhe te gabuar nga propanganda islamiste jo nga Kosova a Shqiperia po nga drejtime shume antiperendimore qe kritikojne misionin ne Afganistan. Me cduket i riu ka qene fort i impresionuar prej saj. Me sa dime deri tani ka gjasa qe ai eshte nje mysliman i devotshem dhe eshte shtyre ne drejtimin Perendimi amerikanet nuk kane se ckerkojne ne Afganistan kemi te bejme me nje pushtues i cili me ne fund duhet te detyrohet qe te largohet nga ky vend. Ne kete kuptim eshte nje rastesi jofatlume qe i riu ishte nga Kosova. Ai eshte nxitur ne udhe te gabuar nga propaganda islamiste.
DW Sa te madh e konsideroni rrezikun qe te kete njerez me te njejtat karakteristika nga kjo hapesire te cilet duan ta imitojne vepren
Altmann Qe mund te kete njerez qe e perserisin kete akt kjo eshte e mundshme por ata nuk duhet te jene detyrimisht ne radhe te pare persona nga hapesira shqiptare. Kete nuk e besoj pasi sikurse thate me te drejte ne fakt shqiptaret kane nje raport shume pozitiv me SHBA-ne. Por dikush edhe mund te shkeputet fare qarte prej kesaj preket prej propagandes islamiste dhe vendos te ndermarre aksione te tilla kunder amerikaneve. Sigurisht qe mund te kete kopjime te kesaj vepre por e perseris kjo nuk ka te beje me ate qe keta persona mund te jene nga Kosova ose nga Shqiperia. Nuk mendoj keshtu.
DW mund te ndermerret ne kuader te nje programi kunder radikalizimit edhe ne keto vende A shihni ketu nevoje per te vepruar
Altmann Mendoj qe parimisht duhet pasur kujdes nese fanatiket fetare dhe nese fundamentalistet fitojne shume rendesi. Qe ketu ka mbeshtetje ne kete drejtim nga shtetet arabe kjo mund te shihet ne Bosnje mund te shihet ne permasa te caktuara edhe ne Shqiperi por jo aq fort sa ne Bosnje. Natyrisht edhe ne Kosove shikon xhami te reja qe financohen me parate nga shtetet arabe dhe nga organizata arabe te cilat duhen pare me shume si fundamentaliste. Kjo eshte sigurisht dicka ku duhet treguar kujdes por nuk kam pershtypjen se per momentin po merr permasa qe mund te thuhej fundamentalizmi perben rrezik. shte atehere i rrezikshem kur gjithe situata ne rajon pra ne rajonin tone te Ballkanit Perendimor nuk permiresohet ne pikepamjen ekonomike. Atehere ka gjithnje toke pjellore per perfytyrime fundamentaliste per nje radikalizim te te rinjte te cilet nuk kane perspektive jane te papune. Ata po jane viktima te mirepritura per propaganden radikale.
DW A dalloni rrezik qe skepticizmi ekzistues ne lidhje me zgjerimin e BE-se te rritet
Altmann Po. Kjo me siguri eshte nje nga situatat shume te veshtira qe si ne rajon ashtu edhe ketu tek ne konstatojme njefare lodhjeje nga zgjerimi. Edhe nga sondazhet shihet qe kohet e fundit ne te gjitha keto vende te Ballkanit Perendimor bie dukshem miratimi per anetaresimet ne BE. Thjesht prej zhgenjimit nga fakti qe gjithcka ecen shume ngadale. Nga ana tjeter edhe te ne Lodhja ne rritje nga zgjerimi gjithashtu si rezultat i zhgenjimit nga fakti qe ne vendet per te cilat behet fjale reformat bejne ne vend numero qe atje pak gjera levizin qe si per shembull tani ne Kosove me zgjedhjet u desh te viheshin pikepyetje te medha qe zgjedhja e presidentit ngjalli dyshime. Pra kemi vazhdimisht incidente qe jo detyrimisht nxisin zgjerimin ketu ne vendet tona. Kjo edhe reflektohet sepse kur raportohet ne rajon thuhet Shikoni ne vendet e Bashkimit Evropian sa vjen e shtohet skepticizmi. Ky eshte nje reagim qe ndodh si ne nje loje pingpongu nga njera ane ne tjetren. Kur shohim se ne Bosnje - Hercegovine eshte e pamundur te realizohet nje qeveri qendrore kur shohim se si forcat e ndryshme politike nuk pajtohen dot per parime baze te cilat do te conin ne nje perparim ne negociata apo qofte edhe ne fillimin e negociatave kur shohim se si ne Shqiperi diskutimi zhvendoset nga parlamenti ne rruge kjo sigurisht eshte dicka qe nuk e nxit gatishmerine per zgjerimin ne vendet tona dhe sikurse thashe kur kjo raportohet ne keto vende kthehet ne nje loje pingpongu e cila shkakton reagime te kuptueshme nga te dyja palet.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora