Reformatimet në qeverinë e Egjiptit
Pas largimit të kryeministrit Shaqif, kreu i ri i qeverisë në Egjipt Esam Sharaf, ka riformatuar kabinetin e ri duke larguar menjëherë tre ministrat më të ngushtë të ish-presidentit Mubarak. Ministër i ri i Jashtëm do të jete ish-gjykatësi Al-Arabi, i cili ka punuar më parë edhe në gjykatën e Hagës, ministër drejtësie do të jetë ish-prokurori i përgjithshëm, Al-Guindi dhe ministër i Brendshëm, është emëruar gjenerali i policisë, El-Esavi, i cili njihet si një nga personat që ka luftuar me dorë të hekurt korrupsionin në vend.
Shpërndaje