Fier, shtyhet seanca për komisionerët që braktisën zgjedhjet
FIER- Shtyhet sërish seanca për 6 komisionerët e komunës Portëz në Fier. Komisionerët të cilët ishin të pranishëm në sallë akuzohen se ditën e zgjedhjeve kanë braktisur komisionin në zonën administrave zgjedhore numër 19. Seanca e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit të cështjes Clirim Sina.
Të gjashtë komisionerët akuzohen për braktisje të detyrës ditën e zgjedhjeve. Ndërsa vetë banorët e zonës kanë deklaruar kohë më parë se zgjedhjet nuk u zhvilluan pasi ata kishin protestuar duke bllokuar rrugën për mungesë investimesh.
Të akuzuarit janë kryetari Lefter Kallshi, sekretari Mane Goxhaj, zëvendërkryetari Abedin çobaj si dhe kryetari i qendrës së votimit 31 20 Kastriot Hoxha, zëvendëskryetari Tajar Behari dhe sekretari Riza Meta. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 14 prill.
(m.a/News24/BalkanWeb)