Kukës, uji me fekale, mjeku: Çdo ditë 80 pacientë vijnë në spital
KUKES - Prag alarmi epidemie në Kukës prej ujit të pijshëm, të ndotur nga fekalet. Prej ditësh, dhjetëra qytetarë paraqiten në spitalin e këtij qyteti me çrregullime në aparatin tretës. Nikolin Martini, Shefi i Pavijonit të Urgjencës së Spitalit Rajonal të Kukësit, në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", pohon se çdo ditë numri i pacientëve që paraqiten me çrregullime të shumta, i kalon 80, ku 30 janë fëmijë. Martini deklaron se shkak i këtyre çrregullimeve është konsumimi i ujit të pijshëm. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit, sipas Martinit, gjatë këtyre tri ditëve të fundit ka njohur vetëm rritje, si pasojë e ndotjes së ujit të pijshëm, i cili është përzier me ujërat e zeza. Megjithëse kjo situatë është proklamuar prej gati një viti, asnjë masë nuk është marrë nga institucionet përgjegjëse apo nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve. Amortizimi i tubacioneve të ujësjellësit të vjetër, por edhe shtrimi i tubacioneve për ujësjellësin e ri, ka theksuar më tej këtë ndotje, duke u përhapur në të gjithë qytetin. Fakti që pacientët janë të lagjeve të ndryshme të qytetit, përbën edhe konfirmimin për bluzat e bardha se shkak i shenjave klinike të helmimit është pikërisht konsumimi i ujit të ndotur. Ndërkaq, Martini u bën apel qytetarëve të mos konsumojnë ujin që rrjedh në çezmat e tyre, pasi pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
Zoti Martini, sa është numri i personave që i drejtohen çdo ditë urgjencës së spitalit të Kukësit?
Këto tri ditët e fundit ka një shtim të numrit të pacientëve me çrregullime në aparatin tretës. Njëkohësisht me shtimin e rasteve zgjerohet edhe gjeografia e tyre. Pra shpërndarja e këtyre pacientëve është shumë e gjerë, çka do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një zonë të caktuar apo të jenë banorë të një pallati. Rrjedhimisht është një faktor i këtyre çrregullimeve.
Thënë me shifra, sa është konkretisht numri i qytetarëve që janë paraqitur deri tani?
Konkretisht, janë më shumë se 80 pacientë në ditë që kërkojnë ndihmë në urgjencë. Zakonisht numri i vizitave në urgjencë për të rriturit shkon në 50, ndërsa për pediatrinë shkon në 30 vizita.
Çfarë shqetësimesh paraqesin pacientët?
Shqetësimet janë të shumta, si diarre, të vjella, këputje. Pra me çrregullime të traktit gastro-intestinal, pa temperaturë.
Cili është shkaku sipas jush?
Nga ekzaminimet tona mikrobiologjike, i vlerësojmë si infeksione virale të traktit tretës, si pasojë e konsumimit të ujit të ndotur. Iu rekomandoj qytetarëve që të mos përdorin për konsum ndërkohë ujin e çezmave, deri në ndryshim të gjendjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)