Airbag për këmbësorët, siguria në kryepër herë të parë në V40 (FOTO)
Pajisjet më të mira të sigurisë në makinë për vitin 2013 janë airbag-ët që mbrojnë këmbësorët, e shpikur nga Volvo dhe të montuar për herë të parë në modelin e ri V40.
Një çmim prestigjioz “Global NCAP Innovation Award” i dhënë nga një konferencë në Seul, por edhe një kënaqësi për shtëpinë suedeze se çështja e sigurisë e ka ndërtuar reputacionin e saj dhe ka krijuar identitetin e vet në industrinë e makinave.
Mjafton të kujtojmë se, më shumë se gjysmë shekulli më parë, Volvo futi rripin e parë në një makinë. Për të marrë çmimin ishte Lotta Jakobsson, Specialiste e Lartë Teknike në Volvo Cars për Sigurinë. Airbag-u për këmbësorë ishtë një gjetje inovative që është kyçe për zvogëlimin e numrit të viktimave të aksidenteve rrugore, sepse në fund të fundit këmbësorët janë përdoruesit më të rrezikuar të rrugës, të përfshirë në 25% të aksidenteve në Kinë, 14% në Europë dhe 12% ne SHBA.
Airbag për këmbësorët, siguria në krye...për herë të parë në V40
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8