E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves: Tregolëshi i Mesit mbyll debatin për ‘Topin e Artë’

SHKRUAN: Jeton Selimi 14-01-2011 12:41

Dani Alves beson se tregolëshi i Lionel Mesit, i shënuar në takimin e dy netëve më parë ndaj Real Betisit, duhet t’i japë fund çdo debati, lidhur me faktin në e meritonte apo jo këtë vit lojtari më i mirë i planetit “Topin e Artë” që akordon revista “France Football” në bashkëpunim me FIFA-n. Shumë njerëz kanë vënë në dyshim fitoren e Mesit, pasi përfaqësimi i tij me kombëtaren nuk ka qenë bindës në Botëror, por argjentinasi ka lënë kundërthëniet mënjanë, për të shpërthyer në fitoren 5-0 në kuadër të Kupës së Mbretit ndaj Real Betis. “Me ndeshjen e fundit, Mesi ka zgjidhur çdo debat ose kundërthënie. Çdokush, i cili e ka fituar “Topin e Artë”, e meriton atë, por Leo është më i mirë se të tjerët”, ka thënë Alves.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›