E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, gati oferta për Bastos të Lionit

SHKRUAN: Jeton Selimi 14-01-2011 12:45

Sër Aleks Ferguson po tenton. Pas joshjes verore, që nuk pati fund të mirë, Ferguson po përgatit një tjetër sulm për të sjellë Mishel Bastosin te Mançester Junajtid. Menaxheri i “Red Devils është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, dhe, sipas asaj që thuhet në ESPN Soçer, ka ndërmend të blejë kartonin e lojtarit të kombëtares braziliane, që luan për Lionin që në këtë merkato janari. Bastos është edhe në shenjestrën e Juventusit dhe Interit, me një kontratë që i skadon në vitin 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›