Vllaznia, vjen fitorja e parë në transfertë

(ALBANIA SPORT) - Vllaznia mori tri pikë të çmuara në një “Qemal Stafa” pa shikues, duke mposhtur Tiranën 1-0 falë një goli të sulmuesit Bekim Bala (36’), por që merita kryesore i takon anglezit Xhemi Feniks, futbollisti që dhe edhe pasin e artë në fitoren e parë të shkodranëve në transfertë në dhjetë takime të luajtura. Për talentin Bekim Bala ky ishte goli i tij e tetë sezonal. Tirana, me trajnerin zyrtar në tribunën “VIP” nuk mundi të barazonte rezultatin, pasi sfera e goditur nga Sebino Plaku goditi tranversën. Tirana shënoi një gol me anë të Gjergji Muzakës, por ai u anulua nga anësori Gerhard Qirici për pozicion jashtë loje. Për kampionen në fuqi kjo ishte humbja e gjashtë sezonale në 20 javë kampionat.
Laci-Shkumbini 1-0
Në Laç vendasit fituan 1-0 me Shkumbinin falë një goli të realizuar me penallti nga ana e sulmuesit Arlind Nora nga pika e bardhë në minutën e 56-të, gol që rezistoi deri në fund të takimit. Edhe për gjirokastritin ky ishte goli i tij i tetë.
Skënderbeu-Teuta (nuk u luajt)
Takimi Skënderbeu-Teuta nuk u luajt në Korçë për shkak të deborës. Sot do të luhen dy takimet e fundit të javës së 20-të, Besa-Kastrioti (ora 13:00) dhe Flamurtari-Apolonia (14:00).
Kategoria Superiore
Java 20
05.02.2010
13:00 Gramozi-Dinamo 0-1
/ Maksimilano Timparano
06.02.2010
14:00 Tirana-Vllaznia 0-1
/ Bekim Bala 36’
14:00 Laçi-Shkumbini 1-0
Arlind Nora 56’ (p)
13:00 Skënderbeu-Teuta (nuk u luajt)
07.12.2010
13:00 Besa-Kastrioti
14:00 Flamurtari-Apolonia
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 07 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili