Alzheimer, truri i stërvitur, ngadalëson simptomat

Lajmin e ka bërë të ditur një studim i disa studiuesve europianë më qëndër në San Raffaele, Milano. Sipas këtij studimi kush ka një shkollim të mirë apo zhvillon një aktivitet intelektualë aktiv dhe gjithëpërfshirës, zhvillon një llojë "truri rezërvë " më anë të së cilit bëhet i mundur ngadalësimi i simptomave të kësaj sëmundjeje, e cila shkaton demtime ne tru si pasoje e se cilës personat humbasin kujtesën.
Edhe truri si një atlet në palestër, zhvillon “muskujt” e tij në mënyrë që të mund të përballojë sa më mirë detyrat më të vështira që ndesh gjatë rrugës së gjatë të jetës.
Bëhet fjalë për disa sinapsa, lidhjet mes neuroneve dhe neuroneve të cilat janë shumë të nevojshme për funksionin e tyre. Nëse sëmundja dëmton neuronet dhe lidhjet e tyre, një tru i stërvit mirë ja arrin të mbijetojë duke përdorur rezervat e tij.