E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentet, Bushati zbardh listën

Edhe pse ndeshja e radhës e përfaqësues sonë U-21 daton më 19 nëntor, trajneri i Shpresës, Artan Bushati, nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq deri atëherë.

Këtë e konfirmon pikërisht iniciativa e tij për të eksploruar për talente të reja gjatë kësaj periudhe boshe.

Për këtë arsye, tekniku i përfaqësues sonë U-21 ka bërë dje publike një listë me 22 lojtarë, mes të cilëve shumica janë 16 kandidatë të mundshëm për të fituar bluzën e kombëtares sonë të të rinjve.

Ndërsa futbollistët Thana, Tragaj, Karabeci, Mallota, Zeqiri dhe Vila janë grumbulluar nga trajneri për të verifikuar formën e tyre.

Të thirrurit duhet të paraqitet pranë stadiumit “Qemal Stafa”, më datën 26/10/08, në orën 14:00. Shqipëria U-21 do të luajë, më 19 nëntor (datë e lirë e FIFA-s) një ndeshje miqësore me Shpresat e Maqedonisë.

Akordi tashmë është arritur dhe takimi do të luhet në Ohër të Maqedonisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›