E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Beckham, ylli i radhes te Milan

Milan do të marrë në radhët e veta edhe 33-vjecarin, David Beckham. Adriano Galliani që dje la të kuptonte se Beckham do të ishte VIP-i i radhës në klubin kuqezi.

Ndërsa sot vjen konfirmimi se ylli i kombëtares angleze prej janarit do të stërvitet me Milan.

Liga amerikane, ku Beckham luan me fanelën e Los Angeles Galaxy, përfundon në nëntor për të rinisur sërish në prill.

"Futbolli nuk ështe vetëm teknikë dhe taktikë por ka nevojë edhe për stadiume të mbushura plot, audiencë të lartë dhe sponsorë", komentoi Galliani.

Sipas tij stadiumet mbushen plot vetëm kur vijnë yje të mëdhenj dhe rasti i Beckham është shumë i mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›