Andriko Gurma shkëlqen në Milan Junior Day

Talenti shqiptar, Andriko Gurma, nga Saranda, ka lënë shenjën e tij në shoun e madh “Milan Junior Day” (MJC), që u zhvillua më 18-19 tetor në Milano.
Produkt i “Milan Junior Camp Tirana” të mbështetur nga “Taçi Oil”, ai ka mahnitur specialistët italianë me paraqitjen e tij të mirë, të cilën kurorëzoi me një gol të rëndësishëm, që do të çonte skuadrën e tij “shumëkombëshe” në finale dhe më pas edhe golin që i dhuroi asaj trofeun “Milan Junior Day”.
Pesë fëmijët më të talentuar të kampingut shqiptar të Milanit, Andriko Gurma, Dean Lici, Mikel Brahlika, Erli Çupi dhe Alketo Gjipali, shfaqën cilësi të shkëlqyera në lojë dhe talent të spikatur dhe u vlerësuan nga trajnerët e Milanit për aftësitë e tyre.
Në “MJC” morën pjesë më shumë se 300 fëmijë e të rinj të ardhur nga rreth 30 vende të ndryshme të botës, ku u zhvillua “MJC 2008”. Ky ishte një rezultat premtues për të rinjtë shqiptarë.