E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zonja Shnajder" viziton Danimarkën

"Trishtimi i zonjës Shnajder", filmi i regjisorit shqiptar Piro Milkani, do të shfaqet për trupin diplomatik sot në Kopenhagën të Danimarkës. Shfaqja e filmit vjen si një bashkëpunim mes ambasadës shqiptare dhe asaj çeke në Danimarkë. Milkani e realizoi filmin duke u bazuar në kujtimet e viteve ‘60-të, kur studionte në Çeki. Milkani ka sjellë në vëmendje përballjen me jetën plot qejfe dhe vëmendjen e kineastëve të rinj për fshatin çek, takimin me një kategori të tërë personazhesh të cilët janë vetëm një pjesë e historisë. Ana tjetër përfaqëson dramën personale të studentit shqiptar, që vjen nga një vend totalisht i izoluar, përballjen me shkujdesjen dhe jetën e lirë të "rinisë së artë" çeke. Djaloshi dashurohet me një grua të pjekur... Milkani deklaroi se "Trishtimi i zonjës Shnajder" ishte filmi të cilin prej vitesh priste ta realizonte. Në rolet kryesore interpreton aktori shqiptar Kreshnik Xhelilaj dhe aktorja çeke, yll i kinematografisë së këtij vendi, Anna Geslerova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›