E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amano, optimist për negociatat me Teheranin

Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano, shprehu optimizëm në prag të vizitës në Teheran, por ka shtuar se nuk pret që gjatë qëndrimit atje të vizitojë edhe kompleksin ushtarak Parchin.

“Vizita ime në Teheran do të ndihmojë që të arrihet marrëveshje për qasje të organizuar ndaj programit bërthamor të Teheranit”, tha Amano. Ndërkohë Amano pritët të takohet me negociuesin kryesor iranian, Saed Jalilin, vetëm dy ditë para se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore në Bagdad t`i nisin diskutimet gjithëpërfshirëse për kontestin bërthamor.

Perëndimi konsideron që Irani përpiqet të zhvillojë bombë bërthamore, derisa Teherani e mohon këtë. E shefi i diplomacisë iraniane, Ali Akbar Salehi, ishte shprehur më herët që vizita e shefit të Agjencisë Bërthamore mund të rezultojë me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit rreth mbikëqyrjes së aktiviteteve iraniane bërthamore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›