E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit, dënon dhunën në Jemen

Këshilli i Sigurimit ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist në Jemen që u tha të jetë shkaktuar nga Al-Kaeda. Për sulmin vetëvrasës të së hënës në kryeqytetin Sanaa, ku humbën jetën rreth 100 ushtarë, Këshilli i Sigurimit tha se keto veprime janë terroriste dhe "krime të pajustifikueshme".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka dënuar fuqishëm sulmin, i cili la qindra të tjerë të plagosur, dhe bëri thirrje për autorët se do ta mbajnë përgjegjësin.

Ai u kërkoi gjithashtu të gjithë qytatarëve në Jemen  që të kundërshtojnë dhunën.

Presidenti amerikan Barak Obama, ndërkohë, tha se SHBA-ja është shumë e shqetësuar me sulmet terroriste në Jemen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›