Atentati në Itali, policia vijon hetimet

Policia italiane vazhdon hetimet për sulmin e bombë prej të cilit gjeti vdekjen një 16-vjeçare dhe u plagosën 10 të tjerë. Një zyrtar i lartë i policisë tha se sulmi mund të jetë kryer nga një person i vetëm, ndërsa janë hedhur poshtë dyshimet për një sulm të mafias.
Sipas policisë në fillim sulmi u dyshua për si një akt mafioz nisur prej faktit se shkolla mban emrin e hetuesit të mafias Giovanni Falcone dhe të së shoqes Francesca Laura Morvillo të cilët janë vrarë nga mafia më 23 maj 1992 në afërsi të Palermos.
Policia lokale tashmë ka një foto të të dyshuarit që ata besojnë se qëndron pas sulmit që vrau 16-vjeçare Melissa Bassi. Gazeta italiane “La Stampa” ka publikuar foto të të dyshuarit, të marra nga një videokamera të vendosur pranë shkollës por kanë mbuluar fytyrën pasi hetimet janë ende në vazhdim.
Mediat në Brindisi thanë se dy persona, e një ish-ushtar me njohuri në vënien e eksplozivit, ishin marrë në pyetje nga policia por më pas u liruan pasi nuk kishte asnjë informacion nga prokurorët.
Hetuesit thanë që eksplozivi ishte vendosur në një kosh plehërash jashtë shkollës, ndërsa në një raport theksohet se ishte vendosur në çanta të veçanta.
Ndërkohë nxënësit e tjerë të plagosur në atentat janë jashtë rrezikut për jetën.