Presidenti i përkohshëm i Malit sulmohet nga protestuesit

Disa protestues, që hynë në pallatin presidencial të Malit, sulmuan udhëheqësin e përkohshëm të vendit, i cili u çua me nxitim në një spital, në kryeqytetin Bamako.
Punonjës të spitalit thanë se presidenti i përkohshëm i Malit, Dioncounda Traore, u lirua pas trajtimit të emergjencës.
Shefi i stafit i presidentit Ann Look theksoi se jeta e zotit Traore nuk është në rrezik. Megjithatë, përhapja e plotë e plagëve të tij është e panjohur.
Presidenti Traore u ndalua dhe u rrah dje, një ditë pasi blloku rajonal i vendeve të Afrikës Perëndimore dhe junta ushtarake e Malit kishin rënë dakord që ai të vazhdonte të shërbente në rolin e tij si president i përkohshëm, edhe pas ditës së sotme, kur mandati i tij ishte i programuar të përfundonte.
Protestuesit u futën dje në pallatin presidencial për të kërkuar dorëheqjen e zotit Traore. Shefi i tij i personelit, Sulejman Niafo, tha se ata mposhtën me forcë rojet dhe hapën rrugën e tyre në pallat, ku sulmuan zotin Traore në zyrën e tij.