E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri nuk ndalet

Sulmuesi i Juventusit, Amauri nuk kishte shënuar për tetë muaj, por ka premtuar se nuk do të ndalet pas realizimeve në dy takimet e fundit të njëpasnjëshme në Serie A. Amauri realizoi në barazimin 1-1 me Fiorentinën, ndërsa shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Sienas, të dielën.

E kam thënë se sezoni im ka filluar me Fiorentinën dhe nuk do të ndalem tani, gola të tjerë do të vijnë. Nuk kam nevojë për të dëshmuar veten para askujt, sepse kam kaluar pesë vjet në Itali dhe jam duke kaluar sezon më të mirë se i kaluari, deklaroi ai për ueb faqen zyrtare të Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›