E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Sigurimit, seancë për Kosovën në 14 Maj

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë më 14 maj një seancë të rregullt ku do të dëgjohet raporti tre mujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë.

Në takimin paraardhës që u realizua më 8 shkurt, anëtarët e Këshillit bënë thirrje për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen e një zgjidhjeje sa i takon përfaqësimit rajonal të Kosovës në forumet e ndryshme, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje në muajin mars.

Një tjetër çështje e debatuar në takimin e shkurtit ishte edhe ajo e akuzave për trafikimin e organeve dhe raportin e eurodeputetit Dick Marty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›