Ambasada Amerikane: Biden dhe udhëheqësit e G7 siguruan Zelenskyn për masa të shtuara ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe udhëheqësit e G7, janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka bërë me dije se gjatë takimit, ata janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet për të mbështetur Ukrainën dhe për të shtuar sanksione kundër Rusisë.
Lufta e Putin, sipas SHBA dhe G7, parashikohet të zhdukë 15 vitet e fundit të fitimeve ekonomike në Rusi. Sipas tyre, dy fabrikat kryesore të tankeve të Rusisë kanë ndërprerë punën për shkak të mungesës së komponentëve të huaj.
“Pothuajse 1,000 kompani të sektorit privat janë larguar nga Rusia dhe raportet tregojnë se më shumë se 200,000 rusë, shumë prej të cilëve janë shumë të aftë, janë larguar nga vendi. Të gjitha këto kosto do të komplikohen dhe do të intensifikohen me kalimin e kohës.
Putini ka dështuar në objektivin e tij fillestar ushtarak për të dominuar Ukrainën – por ai ia ka dalë ta bëjë Rusinë një paria globale. Sot, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe G7 u zotuan të rrisin këto kosto duke marrë kolektivisht masa të mëtejshme, në përputhje me autoritetet dhe proceset ligjore përkatëse të secilit partner.”, kanë thënë Biden dhe G7 gjatë takimit me Zelensky.
/rtsh.al/