E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Zelensky: Rusia do e humbasë luftën ndaj nesh, e keqja gjithmonë humbet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia do e humbasë luftën ndaj tyre pasi e keqja sipas tij, gjithmonë humbet.

Sipas BBC, Zelensky thotë se Rusia ka harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore.

“E gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luft’.  Rusia do të humbë sepse e keqja humbet gjithmonë

Rusia ka harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”, tha Zelensky.

Udhëheqësit e grupit G7 thanë se veprimet e Putinit sollën “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›