E Enjte, 5 Nëntor 2026

Elon Musk: Nëse vdes në rrethana misterioze, jam i lumtur që ju njoha

Miliarderi Elon Musk, ka bërë një postim në Twitter ku shkruan se mund të vdesë në rrethana misterioze. Shefi ekzekutiv i TESLA shkruan më tej se do bëjë të pamundurën që të qëndrojë gjallë.

Elon Musk pak javë më parë bleu të gjitha aksionet e Twitter me një vlerë prej 44 miliardë dollarë. Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhimin e automjeteve elektrike Tesla dhe firmën e hapësirës ajrore SpaceX.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›