E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasada Amerikane: Sanksionet e SHBA dhe G7 kanë nisur të ndjehen te ekonomia ruse

Ekonomia ruse ka filluar të ndjejë ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe G7. Ambasada amerikane në Tiranë shkruan në Facebook se kontrollet në eksporte kanë penguar qasjen e Kremlinit ndaj teknologjisë kritike dhe rrjeteve të furnizimit që i nevojiten për të mbështetur ambiciet ushtarake.

Në 8 maj, Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe liderët e G7 u takuan me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me përforcimin e angazhimit të tyre për forcimin e pozicionit të Ukrainës në luftën ndaj Rusisë. Në takim u tha se Putin ka dështuar në objektivin fillestar ushtarak për të dominuar Ukrainën. Po ashtu SHBA dhe G7 u zotuan që të rrisnin kostot duke marrë masa të mëtejshme, në përputhje me autoritetet dhe proceset ligjore përkatëse të secilit partner.

“Sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe G7-ës tashmë kanë nisur të kenë një ndikim të madh në ekonominë e Rusisë. Kontrollet në eksporte kanë penguar qasjen e Kremlinit ndaj teknologjisë kritike dhe rrjeteve të furnizimit që i nevojiten për të mbështetur ambiciet ushtarake”, shkruan Ambasada Amerikane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›