Anëtarësimi në NATO, Kryeministri Boris Johnson vizitë në Suedi dhe Finlandë

Kryeministri britanik Boris Johnson do të udhëtojë drejt Suedisë dhe Finlandës për t’u takuar me krerët e dy vendeve. Vizita e Johnson ka në fokus luftën e Rusisë në Ukrainë dhe vjen në një kohë që Suedia dhe Finlanda synojnë t’i bashkohen aleancës së NATO.
Sipas BBC, mbështetja për anëtarësimin në NATO është rritur si në Suedi ashtu edhe në Finlandë, që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, pavarësisht historisë së tyre të gjatë të ndjekjes së politikave të neutralitetit ushtarak për të shmangur konfliktin me fuqitë rajonale.
Të dy vendet pritet të vendosin brenda ditësh nëse do t’i bashkohen aleancës.
/rtsh.al/