Ndërron jetë Presidenti i parë i Ukrainës, Zelensky: Ai e njihte koston e lirisë!

Leonid Makarovych Kravchuk, presidenti i parë i Ukrainës që ka shërbyer nga viti 1991-1994 ka ndërruar jetë. Lajmi është njoftuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky i cili ka bërë me dije se Kravchuk ka ndërruar jeë në moshën 88-vjeçare.
Teksa ka thënë se ish-presidenti e dinte koston e lirisë dhe se ai dëshironte me gjithë zemër paqen në Ukrainë, Zelensky tha se do e realizojë ëndrrën e Kravchuk për të arritur fitoren e vendit në luftën ndaj Rusisë. Kravchuk ishte një figurë kyçe në lëvizjen për pavarësi të Ukrainës në fund të viteve 1980 në mes të rënies së Bashkimit Sovjetik. Ai më vonë u bë presidenti i parë i Ukrainës kur vendi shpalli pavarësinë në 1991.
“Ai ishte njeriu që dinte të gjente fjalë të mençura dhe t’i thoshte në mënyrë që të gjithë ukrainasit t’i dëgjonin. Si fëmijë ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, i mbijetoi pushtimit. Leonid Makarovych e dinte se çfarë kushtonte liria. Dhe me gjithë zemër ai donte paqen për Ukrainën. Jam i sigurt që do ta zbatojmë. Do të arrijmë fitoren dhe paqen tonë. “, tha Zelensky, raporton Skynews.
Ndër të tjera, gjatë fjalimit të tij, presideni Zelenskyy falënderoi gjithashtu Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për miratimin e mbështetjes së mëtejshme financiare për vendin.
/rtsh.al/