E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pulla e dyfishtë për ilaçet përplas grosistët me urdhrin e farmacistëve

Pulla e dyfishtë për ilaçet përplas grosistët me urdhrin e farmacistëve. Ndërsa Arjan Jaupllari, drejtuesi i urdhrit të farmacistëve tha se do të ketë rritje të çmimit të ilaçeve nëse vendoset pulla e dytë, nga ana tjetër, grositët garantojnë stabilitet të çmimit të medikamenteve. Armer Juka, sekretari i Përgjithshëm i unionit të biznesve farmaceutike thotë se importuesit do ta përballojnë koston për të mos rritur çmimit.
I menjëheshëm ka qënë reagimi i urdhrit të farmacitëve Japullari, i cili nga një deklaratë për shtyp thotë edhe një herë se kostoja e kësaj pulle të dytë është 7 herë më i lartë se pulla ekzistuese, gjë që sipas tij, do të çoj në rritje me 20% të medikamenteve.
"Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë, pra,13 herë më e lartë se pulla e sotme. Kjo kosto e tepërt do të rrisë në mënyrë të dukshme çmimet e barnave me të lira ose alternativat e para të listës së rimbursimit të barnave. P.sh. Atenololi 100 mg. Kutia me 30 tableta sot kushton 78 lekë, duke shtuar vlerën e pullës 10 lekë, çmimi i barit në pullën e re do të jetë 88 lekë. Pra, rritja e çmimit do të jetë 12.8%" ka theksuar ai.
Edhe farmacistët jashtë kameras thonë se vendosja e kësaj pulle do të sjell rritje të çmimit të ilaçeve siç ndodhi me 10% e TVSH-së një vit më parë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›