Ambasada Amerikane në Tiranë: Marrëdhëniet nuk cënohen

Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e sinqertë për ngushëllimet e shprehura nga populli shqiptar për vdekjen e dy anëtarëve të ushtrisë së SHBA-së që u vranë në Frankfurt. Me anë të një njoftimi për shtyp, Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se ngjarja e vrasjes se dy ushtarëve nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Akti i një individi të vetëm nuk mundet në asnjë mënyrë të ndikojë miqësinë e thellë dhe jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe as marrëdhënien jashtëzakonisht miqësore dhe të afërt që popujt dhe qeveritë tona ndajnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.