E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoka: Saranda është e hapur për investime të huaja

Qyteti i Sarandës është i hapur për investime të huaja, kjo duke iu referuar konkretisht turizmit. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Sarandës Edmond Gjoka ndërsa ka mbajtur një takim me ambasadorin e Rusisë në Tiranë Leonid Abramov.
 

“Vlerësoj pasuritë natyrore. Në Sarandë nuk do të vijmë vetëm si turistë, por do të jemi të pranishëm me bizneset tona” ka deklaruar Abramov.
 

Ndërkaq, Gjoka ndërsa ka bërë një prezantim të resurseve të Sarandës, ka vënë në dukje se resursi kryesor mbetet turizmi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›