PS-PBDNJ bashkë për Sarandën
04/03/2011 Lidershipi socialist zgjedh Dulen si aleat strategjik, i garanton Himarën e Dropullin
Ish-deputeti socialist Stefan Çipa i preferuari i së majtës për qytetin jugor
Kampi rozë ka nisur të konturojë përfaqësimin në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 8 majit. Partia më e madhe opozitare, ajo Socialiste, ka peshën kryesore në këtë proces zgjedhor, nisur dhe nga vetë rëndësia që këto zgjedhjeve kanë për secilin kamp politik. Por ndërkohë, nga të qenit në një koalicion të përbërë nga shumë parti, lidershipi socialist përgjatë këtyre ditëve është njohur me pretendimet që ka ngritur çdo aleat i majtë lidhur me garimin dhe përfaqësimin në zgjedhjet për pushtetin vendor. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se aleati strategjik i PS-së do të jetë PBDNJ-ja, kjo për shkak dhe të vetë peshës elektorale që ka kjo parti. Momentalisht, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes tyre, mësohet se këto dy parti do të kenë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Sarandës, e konkretisht pritet të jetë emri i ish-deputetit socialist Stefan Çipa kandidatura e mundshme për kreun e kësaj bashkie.
Gara
Afrimi i garës elektorale ka sjellë me vetë dhe diskutimet mes aleatëve të Partisë Socialiste, për mënyrën se si do të bashkëpunojë ky kamp në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kështu mësohet se lidershipi socialist është i vendosur që në këto zgjedhje të jetë i përfaqësuar në shumicën e zonave elektorale me kandidatë të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, hapësirat për të kënaqur preferencat e aleatëve të PS-së do të jenë të minimizuara. Por vetëm me një përjashtim, pasi Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë e përzgjedhura e PS-së në këtë bashkëpunim, për shkak të pozitave që kjo parti ka në skenën politike. Kështu, PBDNJ-ja cilësohet si forca e dytë parlamentare në opozitë, dhe për këtë pasojë në të gjitha komisionet zgjedhore ky subjekt politik do të jetë i përfaqësuar nga një anëtar. Përpos një pozicioni të tillë, tashmë është e njohur dhe mbështetja që PBDNJ-ja gëzon në disa zona të caktuara në jug të vendit. Vlerësuar në këtë këndvështrim, PS e PBDNJ kanë rënë dakord paraprakisht që në Bashkinë e Sarandës të garojnë me një kandidat të përbashkët. Emri i lakuar deri më tani është pikërisht ai i ish-deputetit socialist Stefan Çipa. Gjithashtu, në Bashkinë e Himarës e komuna të Dropullit pritet që PBDNj-ja të jetë vetëpërfaqësuese në garë, e mbështetur natyrisht nga Partia Socialiste.
Strategjia
Në takimet me drejtues të PS-së, aleatët e majtë kanë shtruar një sërë kërkesash ndaj aleates së tyre kryesore, ku në thelb kërkojnë mbështetjen e saj në zona që vlerësojnë se mund të jenë fituese. Kësisoj, PDS-ja ka kërkuar që të garojë nën mbështetjen e socialistëve në dy komuna në Fier, të cilat njihen si bastione të PS-së. Por një kërkesë e tillë nuk shihet si e realizueshme nga ana e lidershipit socialist. Nga ana e saj dhe PDK-ja ka kërkuar që të garojë për kryesimin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Megjithatë, ende nuk ka një vendim nga ana e kupolës rozë, e cila mësohet që të “kënaqë” aleatët e saj me përfaqësim vetëm në këshillat e njësive vendore.