E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk gjejne eshtrat familja Bilali futet ne greve

Familjaret e nje prej te pushkatuarve ne regjimin e diktatures jane futur ne greve urie pas perpjekjeve te deshperuara per dorezimin e eshtrave te vellait. Vendimi eshte marre nga Arben Bilali nje nga vellezrit e Xhevat Bilalit i cili ne gusht te vitit 1984 eshte pushkatuar nga rregjimi i asaj kohe per shkak se kishte vjedhur dhe i kishte sjelle dem shtetit 7634 leket te reja. Prej me shume se 22 vite familjaret e te pushkatuarit po kerkojne eshtrat e vellait te tyre i cili sipas hartes se marre nga dega e brendshme e asaj kohe ndodhet ne nje zone te percaktuar ne harte ne Pyllin e Sodes. Prej me shume se 22 vite Arbeni se bashku me vellezrit e tij kane germuar pothuajse te gjthe territorin e parashikuar ne harte por nuk kane gjetur asnje shenje te vellait te tij te pushkatuar. Prej shume vitesh ecejaket e tyre kane shkuar dem duke takuar personat te cilet kane qene pjesmarres ne pushkatimin e Xhevitit dhe per te ditur vendin ku eshte vrare dhe varrosur. Per te gjitha keto vellezrit Bilali pa pasur me asnje shprese kane vendosur qe te vendosen ne nje kasolle ne pyll te sodes dhe te futen ne greve urie. Ata i bejne me dije te gjithe personave te cilet kane qene dhe kane djeni per varrin e te vellait te tyre qe te tregojne qe dhe nena e tyre te kete mundesi per te cuar nje buqete me lule ne varrin e te riut te pushkatuar ne gusht te 84.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›