E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Amerikane ne Tirane paralajmeron qytetaret e saj te kene kujdes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në një mesazh shpërndarë për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, paralajmëron rrezikun që mund të kenë gjatë zhvillimit të demonstratave të opozitës.

Duke ju referuar informacioneve të publikuara në media, ambasada thekson se qytetarët amerikan duhet të shmangin qëndrimin dhe kalimin në këto vende, gjatë zhvillimit të protestave.

Në njoftimin e ambasadës thuhet: “Në javët e fundit, policia dhe mediat kanë raportuar për një numër të vogël, të incidenteve sporadike të dhunës. Ne i përkujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat paqësore si qëllim mund të kthehet në dhunë dhe të paparashikueshme. Ju duhet të shmangni ato nëse është e mundshme”

Gjithashtu, ambasada kërkon nga qytetarët amerikane që të monitorojnë median në lidhje me zhvillimet dhe qytetet ku janë parashikuar demonstratat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›