E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevrasje ne Pogradec

Ka vrarë veten me pistoletën e shërbimit një efektiv i komisariatit të Pogradecit. 44 -vjeçari Zarif Hamzallari është vetëvrare me një plumb në kokë me pistoletën e tij. 44 vjeçari është gjendur i vdekur në banesën e tij nga familjaret në orët e vona të natës.

Ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 në Pogradec. Sipas hetimeve paraprake të policisë dhe dëshmive të familjareve ish-efektivi i policisë ishte në gjendje të dehur në momentin që ka kryer aktin vetëvrasës, ndërkohë që prej kohësh 44 -vjeçari vuante nga depresioni.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›