Protestat para KQZ-se zhvendoset ne Durres finalja e Kupes se Shqiperise

Ishte e pritshme që të ndikonte për keq dhe ndikoi.
Atmosfera pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvendosi për në Durrës finalen e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Dinamos, ndërsa më parë ajo ishte planifikuar që të zhvillohej në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ditën e diel, në prën 19:00.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), nëpërmjet shefit të zyrës së shtypit Lirim Zalla, bëri me dije se zhvendosja e finales ndodhi për shkak se policia e kishte të pamundur të garantonte qetësi dhe siguri gjatë zhvillimit të saj, ndërsa KQZ është në punë e sipër dhe rreth saj prej ditësh mblidhen grupime njerëzish që protestojnë në favor të Partisë Socialiste dhe forcave të tjera opozitare.
Stadiumi “Niko Dovana”, pra, do të jetë mikpritësi i ndeshjes fundore të Kupës së Shqipërisë, një mundësi për të shkuar në Europë për Tiranën ose Dinamon, ndërsa kjo e fundit është e përfshirë edhe në një luftë të ashpër për të mos rënë nga superliga. Blutë e trajnerit Mergjyshi do të luajnë në plej aut, në një finale të vërtetë ndaj Besëlidhjes së Lezhës.
Tani që u ndryshua vendi i luajtjes, nuk është e qartë nëse do të ruhet edhe orari i zhvillimit, ndërsa kjo mund të sjellë ulje të pranisë së tifozëve për shkak të udhëtimit drejt Durrësit, ndonëse ora 19:00 është më e përshtatshme lidhur me temperaturat që janë në ngritje e sipër.
Gjithsesi, impianti durrsak siguron çdo lloj orari përderisa e ka të instaluar impiantin e ndriçimit.