Ambasada Britanike: Jemi të shqetësuar për grevën e urisë së tetraplegjikëve
Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik në Shqipëri, ka reaguar paraditen e sotme mbi grevën e urisë së para dhe tetra plegjikëve e cila ka hyrë në ditën e saj të tetë.
Në një deklaratë të përbashkët, dy përfaqësitë diplomatike në vend shprehen se “Ne dëshirojmë të shprehim shqetësimin e tonë për grevën e urisë nga përfaqësuesit e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Ne nxisim palët e përfshira që të angazhohen në dialog konstruktiv për të zgjidhur shqetësimet e tyre. Si hap i parë, ne inkurajojmë Këshillin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara të takohen urgjentisht për të diskutuar çështjen.”
Më tëj në deklaratën në fjalë, thuhet se Mbretëria e Bashkuar beson se një shoqëri gjithëpërfshirëse, është një shoqëri dinamike. Këshilli Britanik ka punuar me OSBE-në për të forcuar Këshillin Kombëtar për
Greva e para dhe tetra plegjikëve erdhi si pasojë e kërkesave të tyre të shpërfillura nga qeveria për rritjen e pensionit dhe kompensimin e karburantit. Ndërkohë qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë deklaratë publike mbi këtë grevë dhe për më tepër nuk i ka pritur përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara në një takim të kërkuar nga këta të fundit. (Tema/a.r)