Merret peng djali i Kaspersky, kërkohen 3 milion euro

Eugene Kaspersky
Ai është shpikësi i anti-virusit të famshëm Kaspersky, por tani është në një krizë të rëndë. Disa persona i kanë rrëmbyer djalin Eugene Kaspersky-t dhe kërkojnë prej tij 3 milion euro. Djali i tij, Ivani, 20 vjeç, u rrëmbye në Moskë, ndërsa ishte në studime për matematikë e elektronikë. Pasuria e babait të tij llogaritet të jetë 800 milion dollarë.